Google ADS

Sherifi: Nisma kundër marrëveshjes aktuale të demarkacionit, duhet të rrëzohet në Kuvend

11:36 | 5 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Shefi i grupit parlamentar të Nisma për Kosovën, Bilal Sherifi ka thënë se Nisma vazhdon të jetë kundër marrëveshjes aktuale për demarkacionin, shkruan arbresh.info.

Nisma e ka bërë të qartë që një marrëveshje pa e ndryshu asnjë gërrm ne do te jemi kundër. Ne vazhdojmë të besojmë që versioni aktual që është nënshkruar nga ish ministri Thaçi është i papranueshme dhe si i tillë duhet të rrëzohet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, janë pikërisht partnerët e koalicionit nga PDK-ja, të cilët e kanë nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit në kohën sa ish lideri i tyre ishte ministër dhe se sipas tij nëse ndodhë që PDK-ja nuk e përkrah këtë marrëveshje do të ishte mrekulli. por ka shtuar se mrekullia në Kosovë nuk ndodhë.

“Ata e kanë nënshkruar dhe nëse ata nuk e përkrahin marrëveshjen atëherë do të ishte mrekulli, por mrekullitë nuk ndodhin në këtë vend”, ka thënë ai.

Sipas Sherifit, Nisma ka hyrë në koalicion me subjektet e tjera me dallime.

“Ne me dallime kemi hyr në koalicion parazgjedhor, me dallime kemi vazhduar fushatën, me dallime jemi në çështjet e mëdha. Nuk mund të kemi qëndrim unik kur nuk kemi pas as kur kemi hyrë në koalicion”, ka thënë ai.

Sipas Sherifit, shumica e deputetëve të cilët kanë marrë votë gjatë këtyre zgjedhjeve kanë qenë kundër demarkacionit dhe vazhdojnë të jenë kundër dhe se sipas tij ky nuk është fundi i botës.

Ai ka thënë që Qeveria e kaluar e ka bllokuar dhe nuk e ka sjellur në Kuvend, ndërsa qeveria e Haradinajt po e sjell në Kuvend dhe koha e debateve ka përfunduar le të flasin deputetët tani më./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme