‘Krejt ‘llug’ e kanë bërë punën Ramush Haradinaj e Shpejtim Bulliqi’

09:49 | 5 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e djeshme ka miratuar marrëveshjen e vijës së shënimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi së bashku me raportin që paraqiti anëtari i komisionit shtetëror për shënimin e vijës kufitare mes Kosovës e Malit të zi, Shpejtim Bulliqi.

Komisioni dëshmoi se Kosova me versionin e tashëm është dëmtuar në tërësinë e saj territoriale. Mirëpo pavarësisht këtyre gjetje Qeveria aprovoi marrëveshjen egzistuese për ta proceduar në Kuvend.

Analisti politik analisti Imer Mushkolaj në një përgjigje për portalin arbresh.info ka thënë se ky proces mund të kthehet prapë siç ishte para tre vjetësh.

Sipas tij, të gjeturat e Komisionit mund t’i shërbejnë  Haradinaj në kauzën e tij.

“Sërish jemi në situatën kur versioni  aktual duhet dërguar në  Kuvend dhe, sipas  paralajmërimeve, rrëzuar me votë. Te gjeturat e komisionit mund  t’i shërbejnë Haradinajt në kauzën e tij, por  nuk ua ndryshojnë mendjen deputeteve. Kjo do të bëjë që procesi të kthehet në fillim, gjë që ka mundur të ndodh edhe para tre vjetësh”, ka thënë Mushkolaj.

Ndwrkaq, analistit Bajrush Morina thotw se Ramush Haradinaj e Shpejtim Bulliqi e kanë bërë punën ‘llugë’.

Krejt “llugë e kanë bo punën” Ramush Haradinaj e Shpetjim Bulliqi. Madje ne e dëgjuam edhe vetë “ofshamën” e Haradinajt…”Kuku çka na bone?” Pra nuk di a do të votohet Marrëveshja Ndërkombëtare e nënshkruar në Bruksel apo raporti i Shpejtim Bulliqit. Nëse procedohet Marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015 atëherë përsë gjithë ato ve të ziera e të paziera në Kuvend, përse gjithë ai gaz lotësjellës, përse u bë mocioni ndaj qeverisë Mustafa”, ka thënë ai për portalin arbresh.info.

Morina ka thënë se LDK-ja nuk do të duhej ta votonte këtë marrëveshje.

“Nëse procedohet raporit i Bulliqit atëherë kjo do të jetë një hajgare politike e Haradinajt dhe e Bullqit sepse këtë raport nuk e përkrah as PDK-ja partneri i Ramushit e lerë më Brukseli zyrtar. Por sidoqoftë unë nuk pres të miratohet as Marrëveshja e Brukselit e vitit 2015. LDK nuk ka arsye ta votojë sepse po del që të jetë viktimë e kauzës së rrejshme të Haradinajt. Nëse e voton Ramushi e baftë me shëndet “faqen e zezë!’”, theksoi ai.

Demarkacioni ka shkuar në Kuvend për herë të dytë. Hera e parë kur ishte vënë pikë e rendit të ditës në seancën e Kuvendit ishte 1 shtatori i vitit 2016 mirëpo ishte tërhequr nga vetë kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa me arsyetimin se nuk janë numrat për ta votuar atë./V.Berisha/arbresh.info./

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme