Kryesuesi i Delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli, për negociata me Serbinë rreth çështjes së personave të zhdukur, të ndërmjetësuara nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, vazhdon të paguhet nga buxheti i Kosovës, përkundër se nuk ka avancim në këtë çështje.
Burime të arbresh.info thonë se Ibrahim Makolli ka lidhje të afërta familjare me Muhamet Gashin, krahun e djathtë të liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
“Derisa ishte kryeministër, Mustafa i kishte siguruar pozitën e kryesuesit të delegacionit, Ibrahim Makollit, burri i motrës së Muhamet Gashit,” bënë të ditur ky burim.
I emëruar më 5 shkurt të vitit të kaluar, Ibrahim Makolli merr pagë vjetore rreth nëntë mijë euro, të barasvlershme me një zëvendësministër, sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit(AKK) .
Por, pavarësisht kësaj, delegacioni që drejton Makolli, vitin e kaluar ka mbajtur vetëm dy takime, ndërsa këtë vit, vetëm një, edhe pse është e paraparë që çdo dy muaj të mblidhet ky delegacion.
Sipas vendimit, Kryetari i Delegacionit njofton Kryeministrin me raporte të rregullta mbi procesin dialogues për çështjen e personave të zhdukur.
Në Zyrën e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, pretendojnë se Makolli po kryen detyrat sipas ligjeve dhe rregullave, pavarësisht numrit të paktë të takimeve dhe angazhimeve të deritanishme.
“Përderisa Ibrahim Makolli I kryen detyrat e tij te punës konform ligjeve dhe rregullave nuk ekziston asnjë arsye për rishikim”, është shprehur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Halil Matoshi.
Arbresh.info ka provuar të kontaktoj Makollin për të marr qëndrim e tij rreth kësaj çështje, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Në anën tjetër familjarët e të pagjeturve nuk janë aspak të kënaqur me punën e Grupit Punues si por as atë të Komisionit Qeveritar për të persona të zhdukur.
Përfaqësuesi i familjarëve të personave të zhdukurve, Bajram Qerkini thotë se nuk është aspak i kënaqur me punën që ka bërë për Delegacionit të Kosovës për negociata me Serbinë rreth çështjes së personave të zhdukur.
“Grupi punues i ka mbajtur vjet dy takime, këtë vit vetëm një , a normal duhet çdo dy muaj me mbajt nga një takim. Ku mu kanë i kënaqen me grup punues, as dy takime nuk i ka mbajt gjithë vitin”, është shprehur Qerkini.
Ai tha se delegacioni dhe komisioni për persona të zhdukur kanë shumë fjalë por pak vepra.
Madje akuza të rënda Qerkini ka drejtuar kundër anëtarëve të komisionit, që sipas tij, aq jo serioz janë anëtarët e komisionit nëpër borde, sa që as në takime nuk shkojnë.
Sipas tij, duhet të bëhen ndryshime të komisioni qeveritar.
“Ne do ta bëjmë një shkresë, ku do të kërkojmë që komisioni qeveritarë të forcohet, dhe ata që nuk duan të punojnë, duhet të largohen. Ata mu kanë anëtar të komisionit qeveritarë e mos me ardh një herë në muaj në takim me dhënë një lloj raporti është dëm i madh për ne familjarët”, ka përfunduar Qerkini.
Ndryshe, Ibrahim Makolli është emëruar në krye të delegacionit për bisedime për personat e zhdukur më 5 shkurt 2016.
Ky vendim ishte marr në mbledhjen e Qeverisë se Kosovës, në kohën kur në krye të ekzekutivit ishte Isa Mustafa.
Zëvendëskryeministri i asaj kohe Kujtim Shala kishte bërë të ditur se paga mujore e Makollit do të jetë sa paga e një zëvendësministri./Arbresh.info/
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...