Lidhja Demokratike e Kosovës do ta votojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Kështu ka bërë të ditur Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në një intervistë për Deutsche Ëelle në gjuhën serbe.
Pacolli ka thënë se Isa Mustafa i ka premtuar që do ta votojë marrëveshjen me Demarkacionin, shkruan arbresh.info.
“Unë jam në kontakt me opozitën, me liderin e LDK-së, zotin Isa Mustafa.Jam takuar së fundi me të dhe mund të them zyrtarisht se ai më ka thënë se ne do ta votojmë çdo dokument që është okay për Malin e Zi. Është ekskluzive dhe mund ta bëni publike sepse ai ma ka konfirmuar këtë. Unë i besoj fjalëve të tij sepse Zoti Mustafa është njeri serioz”, ka thënë Pacolli për Deutsche Welle.
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke