Ndryshimet e motit në Maqedoni në ditët në vijim

08:10 | 5 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Enti hidro-meteorologjik i Maqedonisë ka paralajmëruar ndryshime të motit dhe të temperaturave në vend, duke filluar nga dita e nesërme.

Nesër në mëngjes pritet që të ketë rënie të temperaturave nën 0 në më shumë vende të Maqedonisë, kurse gjatë ditës temperatura do të ketë ngritje të lehtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga e mërkura e deri në të premten do të ketë ditë me diell dhe me vrënësira të pakta, ndërkaq të shtunen pritet të ketë vrënësira më të theksuara, duke sjellë të reshura shiu gjatë mbrëmjes.

Vendet malore pritet që të përfshihen nga dëbora.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme