Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e djeshme ka proceduar për në Kuvend Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë për portalin arbresh.info se pavarësisht që Qeveria e ka miratuar marrëveshjen e Demarkacionit për ta proceduar në Kuvend, ata do ta kundërshtojnë.
“Ne nuk po e shohim se si kanë votuar në Qeveri dhe as nuk na intereson. Ne do ta kundërshtojmë si marrëveshje sepse mendojmë që është marrëveshje në dëm të interesave të Kosovës në këtë rast në dëm të territorit të Kosovës. Të gjeturat e Komisionit besoj që do ta argumentojnë kundërshtimin tonë por sido që të jetë sot kemi përpara që ta votojmë një marrëveshje e cila ka qenë problematike dhe vazhdon të jetë. Prandaj LVV është në të njëjtat qëndrime, në të njëjtin pozicion, do ta bëjë po ashtu kundërshtimin e saj me votë në Kuvend”, ka thënë ai.
Selimi i pyetur se a do të jetë gazi mënyrë e kundërshtimit të kësaj marrëveshje, ai ka thënë se është diçka tjetër më e fuqishme se gazi lotësjellës me të cilën do ta kundërshtojnë .
“Jo, nuk do ta kundërshtojmë më me gaz për shkak se mjetin ma të keq që e ka pasur mazhoranca e kaluar tash nuk e ka në dispozicion. Ai mjet ka qenë më shumë sesa dy të tretat në Kuvend. Kur e dimë që ata që e kanë sponzorizuar nuk i kanë më dy të tretat atëherë mjafton kundërshtimi me votë. Po ashtu duke e ditur edhe pozicionimin e grupeve parlamentare si dhe subjekteve tjera politike që tashmë kanë shprehur kundërshtimin e kësaj marrëveshje, normalisht që nuk është e nevojshme sepse tashmë nuk jemi 16 deputet në Kuvendin e Kosovës por jemi 32 deputet, i bie që mazhoranca nuk e ka shumicën e nevojshme për ta ratifikuar”, theksoi ai.
Deputeti Selimi po ashtu beson që kryeministrit Ramush Haradinaj do tu bëjë thirrje deputetëve që të mos e votojnë këtë marrëveshje.
“Nuk pres që Haradinaj ta bind partinë e tij që ta votoj por, pres thirrjen e tij që të mos e votojnë. Edhe pse nuk e di se si ka votuar në Qeveri por vota e tij në Qeveri sa i përket ratifikimit është jorelevante”, tha ai.
Ndryshe, në mbledhjen e Qeverisë sot ka raportuar Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.
Kryetari i këtij Komisioni Shpejtim Bulliqi ka thënë gjatë raportimit se Komisioni ka konstatuar se vija aktuale e kufirit mes Kosovës e Malit të Zi nuk është në përputhje vijën administrative të ish-Krahinës Autonome të ish-Jugosllavisë.
Ndërkaq, profesori Zejnullah Gruda tha se Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë bërë demarkacion por kanë shënuar një vijë të re kufitare.
Sipas tij, në gjithë procesin mes dy vendeve ka pasur lëshime të mëdha.
Edhe raporti i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror është proceduar për në Kuvend./V.Berisha/arbresh.info/
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...