Google ADS

Liliana Hoxha akuzon: Enverin e vrau Nexhmija dhe Ramizi, ishin agjentë të UDB-së

00:39 | 5 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Liliana Hoxha, bashkëshortja e Sokolit, djalit të ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, akuzon pikërisht vjehrrën e saj, Nexhmije Hoxha, dhe Ramiz Alinë se janë autorët e vdekjes së ngadaltë të Enver Hoxhës përmes ilaçeve.

Madje, ajo shkon më tej duke theksuar se Nexhmija dhe Ramizi ishin agjentë të UDB-së jugosllave që para se të niste lufta duke patur si qëllim marrjen e pushtetit në Shqipëri pas vdekjes së Enverit.

“Izolimi erdhi befas në ’74, pas një krize kardiake jo të rëndë. Pas krizës, Enver Hoxha ishte më i fortë se kurrë fizikisht e mendërisht, e kujtoj shumë mirë se atë vit jam martuar. Megjithatë u shoqërua me alarm ekstrem për të nxitur ndaj tij e së paku ndaj meje e Sokolit, psikozën e të sëmurit rëndë, me zëmrën si bombë me sahat që mund të plaste nga çasti në çast”, përveç problemeve të diabetit”.,- thotë Liliana në një intervistë për Panorama.

Ajo vijon më tej duke theksuar: Masat për ruajtjen e shëndetit ishin tejet ekstreme nga sekreti. Në emër të tij mënjanohet M.Shehu për të tejkaluar çdo rregull të rreptë të shtetit diktatorial, të cilin ai nuk mund ta lejonte, siç u shkel çdo rregull të sigurimit personal të E.Hoxhës, për të cilin ishte përgjegjës S.Gradeci e Nexhmije Hoxha”./Panoraman

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme