UNMIK-u tregon si u bë që Interpol hoqi nga lista Haradinajn

00:17 | 5 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

UNIMK-u ka treguar se si ndodhi që Ramush Haradinaj të hiqet nga lista e personave të kërkuar nga Interpol. 

Sipas misionit ndërkombëtar në Kosovë, ata vitin e kaluar ishin ndërmjetësues mes Kosovës e Interpol-it.

Fiks në dhjetor të vitit të kaluar, Kosova përmes UNMIK-ut i kishte dërguar një notë policisë ndërkombëtare duke kërkuar që të hiqen fletarrestet për 20 banorë të Kosovës, përfshirë edhe kryeministrin aktual.

Misioni i OKB-së në Kosovë shton se ndërhyrjen e mes Prishtinës e Beogradit e ka bërë në kuadër dhe brenda rolit që i takon në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit./Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme