Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka thënë Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump se është i shqetësuar në lidhje me planin e Shteteve të Bashkuara që të njohin Jersualemin si kryeqytet të Izraelit.
Në deklaratën e lëshuar nga presidenca franceze thuhet se Macron ka kërkuar që “çështja e statusit të Jerusalemit të trajtohej në kuadër të negociatave të paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve”, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
Trump ende nuk ka marrë asnjë vendim nëse do të njoh zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, ka deklaruar këshilltari dhe dhëndri i tij, Jared Kushner.
Njohja e Jeruslemit si kryeqytet i Izraelit do të thyejë dekada të politikës së SHBA-ve dhe mund të nxisë dhunë në Lindjen e Mesme./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë