Superylli botëror, Cristiano Ronaldo, gjatë kësaj jave pritet të shpallet futbollisti më i mirë në botë nga revista franceze “France Football”.
Sipas gazetave në Spanjë, ylli i Realit do të ‘luftojë’ për ‘Topin e Artë’ edhe në fund të këtij viti me Lionel Messi.
Megjithatë, favorit mbetet portguezi, i cili sezonin e kaluar fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën me ‘los blancos’.
Ronaldo pritet që të shoqërohet në kullën e Eiffelit nga presidenti Florentino Perez, i cili ka insistuar gjithmonë se Ronaldo do ta fitonte Topin e Artë të pestë dhe do të barazohej me Messin.
Me mundësi, afër Ronaldos pritet të jetë edhe trajneri Zinedine Zidane.
Më shtatë dhjetor do të mbahet ceremonia e shpalljes së futbollistit më të mirë në botë. /arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele