Google ADS

Bulliqi e fyen Baton Haxhiun e quan “media e kazanit”

22:26 | 4 Dhjetor 2017
M. A.

Kryetari i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar ashpër ndaj Baton Haxhiut, pasi ky i fundit e kritikoi haptazi raportin e Komisionit që drejton ai.

 Madje Bulliqi e ka përdorur gjuhën e kryeministrit të Shqipërisë për të ofenduar televizionin e Haxhiut.

‘Të nderuar qytetarë, besoj që jeni duke e ndjekur Zona B dhe Baton Haxhiu, për demarkacionin, media e kazanit siç thotë Edi Rama…’, ka thënë Bulliqi.

Ky reagim i  Bulliqit vije pasi Baton Haxhiu e kritikoi se i harxhoi shtetit 50 mijë euro për raportin i cili, sipas tij, nuk solli asgjë të re.

Ndryshe, në këtë emision të Haxhiut është i ftuar ish-anëtari i Komisionit të Isa Mustafës, Tomor Çela.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme