Haradinaj: Kosova, treg i mundësive të mëdha nga e gjithë bota

21:53 | 4 Dhjetor 2017
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sonte disa biznesmenë nga Izraeli, të cilët siç njofton kryeministri, biznesin e tyre dëshirojnë ta zgjerojnë edhe në Kosovë.

“Sonte takova një delegacion të biznesit nga Izraeli, të cilët depërtimin e tyre të suksesshëm afarist në tërë botën dëshirojnë t’a zgjerojnë edhe në tregun e Kosovës.

Ishte një bashkëbisedim interesant për identifikimin e fushave investive, të cilat do të ishin në interes të Kosovës, por njëkohësisht që bien edhe në domenin e kompanisë izraelite.

Kosova është treg i mundësive të mëdha nga e gjithë bota, aq më shumë nga shtetet mike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme