Akuzohet për ngacmim seksual, shkarkohet drejtori i operës metropolitane të New York-ut

22:02 | 4 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Drejtori Muzikor i Operas së New York, James Levine shkarkohet nga detyra pas disa akuzave për ngacmime sekuale ndaj tre burrave, disa dekada më parë.
Opera Metropolitane e New York ka shkarkuar të dielën nga detyra drejtorin e muzikës, James Levine. Këtë e ka konfirmuar Peter Gelb, Drejtor Gjeneral i Operas që theksoi ndërprerjen e marrëdhënies së punës 40-vjeçare me Levine. Mbi dirigjentin e njohur rëndojnë disa akuza për ngacmime seksuale në kohë të ndryshme, shkruan lapsi

“New York Times”, ka raportuar se janë tre burra që kanë dalë hapur duke akuzar 74-vjeçarin Levine që ka abuzar me ta seksualisht disa dekada më parë, që në fillim të karrierës së tij si dirigjent.

Një nga burrat ka theksuar se kur është abuzuar ishte në moshën 15-vjeçare dhe Levine ishte rreth 40-vjeç, por këto deklarime mbeten për t’u verifikuar. Opera e Nju Jorkut ndërkohë ka angazhuar disa burime për të vertetuar akuzat e ngirtura.

Ndërkohë, qëndra e arteve ka deklaruar se i ka anulluar të gjitha shfaqjet e programuara dirigjentit, përfshirë këtu një prodhim të ri të Pucinit “Tosca” që do jepej në prag të Viti të Ri. Lajmi ka tërhequr vemendjen e artistëve muzikës klasike botërore mbi dhunën seksuale që ka përfshirë këtë sektor. Arritjet e mjeshtrit të muzikës e kanë bërë atë subjekt të revistës “Time” në vitin 1982 dhe titullin Muzikanti i Vitit në Amerikë për vitin 1984./lapsi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme