Google ADS

Ylli i Realit: Mos e transferoni David Luizin

21:30 | 4 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Superylli spanjoll, Isco Alarcon, nuk e dëshiron David Luizin si bashkëlojtar të tij në Real Madrid.

Mbrojtësi brazilian, ka humbur vendin e titullarit në formacionin e Antonio Contes, pas një përplasje verbale ndërmjet tyre.

Manchester United dhe Real Madrid janë lidhur me një transferim të ish anëtarit të PSG, i cili ka shkëlqyer që nga rikthimi i tij në Chelsea.

Megjithatë, gazeta spanjoll Don Balon, raporton se Isco Alarcon, nuk e dëshiron Luzin në skuadrën e Real Madridit.

Reprezentuesi spanjoll besohet se këtë ia ka thënë shokëve të tij të ngushtë, se Luiz nuk do të përshtatej në Real dhe se Zidan duhet të nënshkruajë me një qendërmbrojtës të ri në moshë.

Luiz momentalisht është i lënduar dhe nuk dihet data e rikthimit të tij.

Chelsea nesër do të takohet me Atletico Madrid në Stamford Bridge, në kuadër të Ligës së Kampionëve. /arbresh.info/

Të ngjashme