Real Madrid është favoriti për të nënshkruar me yllin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne.
Reprezentuesi belg, është duke u lidhur me një largim nga Etihad Stadium, pasi që është duke kaluar në super formë në këtë fillim sezoni.
26 vjeçari, ka shënuar pesë gola dhe 11 asistime në të gjitha garat për gjigantin anglez, nën drejtimin e Pep Guardiolës.
Tashmë, raportohet se mesfushori kreativ do të transferohet në Santiago Bernabeu, nëse largohet nga City, por edhe Barcelona është një nga klubet që janë të interesuara.
Sipas zëdhënsit të bastores, Bet Stars. Ian Marmion, ka deklaruar se Reali është favorit për ta transferuar De Bruyne.
“Kevin De Bruyne është duke shkëlqyer në këtë sezon në Premierligë, duke shënuar katër gola dhe tetë asistime deri më tani, statistikë kjo që ka bërë të tërheq interesimin e gjigantëve evropianë”, tha Marmion.
“Kampionët e La Ligës, Real Madridi, ka shprehur interesim të madh për të nënshkruar me belgun dhe tashmë gjasat janë 4/1 që ata ta tranferojnë nga liderët e Premierligës. Barcelona ka gjasa 6/1, që të nënshkruajë me superyllin belg. Në garë janë po ashtu PSG dhe Chelsea”, përfundoi Marmion.
De Bruyne dhe City ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë të mërkurën, kundër Shakhtar Donestk, në kuadër të Ligës së Kampionëve. /arbresh.info/
Kurti: Kushtet për takimin me Vuçiqin janë të njejta, të dor...
Bogujevci: Serbia nuk ndryshon kurrë, vendi duhet të fuqizoh...
“Diamanti” Shpendi, talenti “kuqezi” më i kërkuari në Apenin...
“Nëse e bëjë këtë dal nga shtëpia”, Gresa i tregon Lelës për...
Caktohen dy seanca në dhjetor për çështjen ndaj Bahtijarit, ...
Nga një muaj arrest shtëpiak për avokaten Sheholli dhe përmb...