Sulmuesi argjentinas i Interit, Muarico Icardi, ka mirëpritur interesimin nga Real Madridi.
Icardi me golin e fundit që e shënoi për Interin është futur në top dhjetshën e golashënuesve më të mirë në histori të klubit dhe atë në moshën 24 vjeçare.
Ai po kërkohet Real Madridi por ai ka bërë të ditur se është i lumtur në skuadrën italiane, këtë e ka thënë në një intervistë për mediat argjentinase.
“Interesimi i Realit më bën të ndihem mirë, sepse do të thotë që po paraqitem mirë, por nuk kam ndërmend aspak të largohem nga Interi”.
“Te zikaltrit ndihem mjaft mirë, sepse jam kapiten i skuadrës, jam krye-golshënues dhe mbi të gjitha, jemi të parët në tabelën e renditjes. Çfarë mund të kërkoj më shumë?”.
Ai foli edhe për grumbullimin me Argjentinën dhe kërkimin e golit të parë me këtë fanellë.
“Jam mjaft i lumtur për grumbullimin në kombëtare, sepse do të thotë që po punoj mirë dhe e meritoj”.
“Nuk e kam shënuar ende golin e parë, por çdo ditë që punoj, mendoj edhe për botërorin ‘Rusi 2018’, ku kam shumë dëshirë të ndihmoj vendin tim”, ka thënë Icardi.
Icardi me golin e fundit që e shënoi për Interin është futur në top dhjetshën e golashënuesve më të mirë në histori të klubit dhe atë në moshën 24 vjeçare.
Icardi është në top formë këtë sezon dhe në 15 ndeshje në Serie A ka shënuar 16 gola. /arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”