Google ADS

Robben: Transferimi në Bayern Munich ishte një hap pas në karrierë

18:56 | 4 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Arjen Robben, ka deklaruar se largimi nga Real Madridi ishte një hap pas në karrierën e tij.

Ylli holandez ishte transferuar në Real Madrid nga Chelsea dhe kishte qëndruar në Santiago Bernabeu për dy vite.

Qëllimi i tij ishte ta fitojë ‘la deciman’ por që atë qëllim nuk kishte arritur ta përfundojë.

 

Ai në një intervistë për websiten e UEFA-s, ka thënë se transferimi i tij në Bayern Munich, ishte një hap pas në karrierën e tij personale, transmeton arbresh.info.

“Real Madridi janë klub fantastik, sidomos me paraqitjet në Evropë”.

“Qëllimi ishte ta fitoja trofeun e 10-të evropian të këtij klubi, një ëndërr e madhe për mua”.

“Luajta për dy vite por nuk munda t’ia arrij qëllimin që ta fitoj këtë trofe. Kur u largova mendova që ishte një hap pas në karrierë”.

“Bayerni nuk kishte pasur sukses në Evropë për disa vite dhe qëllimi im ishte që të luaja në nivelet më të larta të mundshme, kjo i binte që ta fitoja Ligën e Kampionëve”.

Ish-anësori arriti ta fitojë këtë trofe në vitin 2013 kur mposhti Borussia Dortmund me një gol të shënuar nga ai vet.

“Kur e fiton, mendon për shumë gjëra dhe kjo të jep emocione të mëdha”.

“Është arritje e madhe si klub dhe si lojtar dhe je në pikën që bëhesh lojtar i nivelit botëror. Fitimi i trofeut në Ligën e Kampionëve ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua”, ka thënë Robben për ueb faqen e UEFA-s.

Të mërkurën në mbrëmje, holandezi do ta bëjë paraqitjen e 100-të, në Ligën e Kampionëve, në një garë që ka pasur paraqitje të mëdha ndër vite. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme