Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, është shumë afër transferimit në Juventus në afatin kalimtar të janarit.
Can dhe Liverpool nuk po arrijnë të gjejnë një kompromis rreth kontratës së re dhe sipas të gjitha gjasave, ylli gjerman do të largohet nga Anfield Road.
Trajneri i Liverpoolit, Jurggen Klopp, ka shprehur dëshirën e tij për ta mbajtur mesfushorin në Anfield, duke bërë thirrje drejt klubit që ta bindin reprezentuesin gjerman për të qëndruar.
Por, bisedimet ndërmjet Can dhe gjigantit anglez janë ndërprerë.
Kjo ka bërë që shumë klube evropiane të interesohen për shërbimet e tij dhe tashmë Real Madrid dhe Bayern Munchen, janë duke e vëshguar situatën e 23 vjeçarit.
Gazeta italiane “Corriere dello Sport” raporton se gjiganti italian, Juventus, janë tejet të interesuar që ta transferojnë Canin në janar, transmeton arbresh.info.
Zonja e Vjetër dëshiron që ta përfundojë sa më shpejtë transferimin e tij, në mënyrë që të mos përballet me gjigantët evropianë në afatin kalimtar të verës.
Liverpooli ka vendosur një çmim prej 15 milionëve për shërbimet e turko-gjermanit.
Can ishte transferuar në Liverpool nga Bayer Leverkusen në vitin 2014, për shifrën e 10 milionë eurove.
Ai është paraqitur në 101 ndeshje duke shënuar tetë gola. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...