Institucionet e Kosovës, të paktën në vitin 1966, kishin kompetenca deri në Çakorr. Kjo dëshmohet nga investimi në infrastrukturën rrugore në atë kohë.
Fondi Krahinor i Kosovës për Udhë në vendimin me numër 01-576 më 8 shtator 1966 pati ndarë një fond jo të vogël për kohën, për ndërtimin e disa rrugëve që ndaheshin në klasën I, II dhe III. Marrëveshja ishte nënshkruar mes Ali Jahajt si drejtor i Fondit Krahinor për Udhë dhe drejtorit të “Put”-it në Kosovë, AvdulLah Hoxha.
Paratë ndaheshin për rrugët e klasës së I-rë dhe II-të në shumë prej 100 mijë dinarëve të rinj dhe për rrugët e klasës së III-të, në vlerë prej 261,400 dinarëve të rinj. (sqarim: Klasa e parë ka qenë më e mirë, e dyta mesatare dhe e treta më e dobët).
Ndërtimi.info përgjatë hulumtimeve që ka bërë në Arkivin e Kosovës ka gjetur marrëveshjen për ndërtimin e disa rrugëve, në mesin e tyre edhe ajo për në Çakorr.
Për atë rrugë atëbotë janë ndarë 20.000 dinarë të rinj të kohës.
Disa projekte të ngjashme për rrugë nga institucionet e atëhershme, sot janë pjesë e raportit të Komisionit të ri për Shenjëim dhe Mirëmbajtje të Kufirit, që u prezantua sot në mbledhjen e Qeverisë. Këto janë marrë si bazë për të treguar se deri ku ka qenë kufiri i Kosovës, si pjesë përbërëse e Jugosllavisë. Në raportin e ekipit të Shpejtim Bulliqit janë rrugët për në Rozhajë.
Përcaktimi i Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi është temë kryesore në Kosovë që për më shumë se tri vjet. Ka qenë po kjo çështje që ka destabilizuar Kuvendin e Kosovës, duke e shndërruar në arenë gazi lotsjellës. E kryeministri Ramush Haradinaj, atëkohë në opozitë, ka qenë “bajraktar” i kësaj çështje.
Tash duhet pritur deri në votimin e Marrëveshjes së Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, që në rast se merr përgjigjen “PO” nga 81 deputetë, atëherë edhe gjasat për liberalizimin e vizave rriten, pasi ky është edhe një nga kushtet e përcaktuara nga Bashkimi Europian, krahas luftimit të korrupsionit.
Më poshtë mund të gjeni të bashkëngjitura edhe kopjet e dokumenteve origjinale të gjetura në Arkivin e Kosovës./Ndërtimi/
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...