Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka gjatë ditës se sotme ka vizituar Postën e Kosovës ku është njoftuar nga Kryeshefi Ekzekutiv Sejdi Hoxha, për punën, të arriturat dhe sfidat e PTK-së, shkruan arbresh.info.
Ministri Lluka pas takimit tha për media se Posta e Kosovës ka potencial të jetë e vetëqendrushme dhe të mos ketë nevojë për subvencione.
“Për tre vite të fundit ka pasur një përmirësim të vogël të përformancës ne krahasim me uljen e shpenzimeve dhe rritjes së qarkullimit. Shikuam të gjitha mundësitë që mund ti shtërzojmë mekanizmat shtetërore që të gjitha dërgesat që bëhen brenda dhe jashtë vendit të bëhen përmes postes.
“Format e mundshme që mund të ndikoj në uljen e shpenzimeve operacionale. Për momentin posta ka pasur humbje të vazhdushme që kanë shkaktuar probleme dhe kërkoj subvencionime nga qeveria. Besoj që ka mundësi dhe potencial posta të jetë e vetëqëndsuhem dhe të mos ketë subvencione të mëtejshme”, tha ministri Lluka.
Kryeshefi Ekzekutiv Sejdi Hoxha, tha se janë duke punuar që në PTK të kryen edhe shërbime tjera si shpërndajja e skemave sociale.
“Jemi duke punuar ne vazhdimësi që posten ta bëjmë një ndërmarrje publike dhe të qëndrueshme. Kemi krijuar sistemin e pagesave, shpërndarjen e skemave sociale ku për dy ditë kemi arrit me i nda asistencat sociale. Diskutuam me ministrin kalimin e shërbimeve të reja në postën e Kosovës”, tha ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1617425331655886/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...