Gashi kërkon përgjigje nga kryeministri: Është demarkacioni mirë apo keq?

16:27 | 4 Dhjetor 2017
M. A.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Arben Gashi ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj që të jap një përgjigje lidhur me çështjen e demarkacionit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka shkruar se çështja e demarkacionit a është një vendim i mirë apo i keq.

“Kryeministër, merre përgjegjësin qe ta ngarkon posti dhe deklaroje vendimin e qeverisë tënde, është demarkacioni mire apo keq?”, ka shkruar Gashi.

Më shumë kryeministri Haradinaj ka deklaruar se me gjetjet e komisionit të kaluar nën udhëheqje të Murat Mehës, Kosova ka humbur territor.

Ndërsa në mbledhjen e sotme qeveria ka quar në kuvend çështjen e demarkacionit për shqyrtim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme