Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të udhëtojnë sot për në Bruksel.
Axhenda është e ndryshme, pasi Rama është ftuar nga shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini në një darkë pune ku pritet që të jenë të pranishëm edhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Ndërsa lideri i PD-së do të marrë pjesë në një samit të PPE-së.
Axhendat nuk janë bërë ende publike zyrtarisht. Opinion.al u interesua pranë zyrës së shtypit të PD dhe të Qeverisë, por ende nuk ka konfirmim zyrtar nga selitë përkatëse.
Shefi i qeverisë dhe ai i opozitës largohen nga vendi në kulmin e krizës humanitare ku mbi 3 mijë banorë u evakuuan nga përmbytjet dhe ende shumë shtëpi, biznese, e të mbjella janë nën ujë./Opinion.al/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...