Më 2 nëntor të vitit 1989, në Kodrën e Diellit në Prishtinë, pas disa orë luftimesh, tymi e zjarri, jo duke ikur dhe jo duke rënkuar, por me këngë në gojë, duke luftuar deri në frymën dhe fishekun e fundit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë.
Atë ditë forcat e një shteti pushtues vranë dy nga udhëheqësit e asaj kohe dy luftëtarë të paepur të lirisë, dy bijë besnikë të Kosovës shumë herë të përgjakur, por fituan tmerrin e përjetshëm nga qëndresa shqiptare.
Në video, Bahrie Fazliu, gruja e Fadil Fazliut, vllait të Fahri Fazliu, rrëfenë historinë e natës tragjike.
“Asnjë nuk kam dëgju që ka folë serbisht.”
Sadete Zhitia, motra e Afrim Zhitisë flet për përjetimet pasi ka marrë lajmin për heroin Afrim Zhitia.
Fahrie Fazliu, motra e heroit Fahri Fazliu derisa rrëfen për Fahri Fazliun e Afrim Zhitinë tregon kthimin në shtëpi dhe rrethimin nga policia dhe ushtria serbe.
Qamile Zhitia, nëna e Afrim Zhitisë, shpalos kujtimet me Afrimin, të cilat do t’i ruaj përjetësisht.
“S’mu ka vra kudo djali, por prej shkaut… Krejt trupin ja kanë shpue.”
Halime Fazliu, nëna e Fahri Fazliut tregon se vetëm edhe një provim e ndante nga diplomimi në nivelin universitarë./arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...