Javët kalojnë dhe ekipet që nuk kanë pësuar ende asnjë humbje në këtë fillimsezoni, fillojnë të pakësohen.
Madje, në këtë fundjavë të futbollit europian në tri kampionate, 3 skuadra të ndryshme pësuan humbjen e parë. Ditën e premte ishte skuadra e Napolit që hapi siparin e “rëniës”, teksa u mposht nga Juventusi me rezultatin 1-0 falë golit të Higuainit, ndërsa të shtunën diçka e tillë i ndodhi PSGsë.
Milionerët e ekipit francez u mundën nga Strasburgu, rezultat që ishte i befasishëm për skuadrën e Emerisë. Por, nuk përfundon këtu. Dje, një tjetër ekip pësoi humbjen e parë. Bëhet fjalë për Valencian që humbi një shans të artë për t’iu afruar sa më shumë Barcelonës. Getafe tronditi ekipin e Marselinos, shkruan Panorama.
Deri tani kanë mbetur 7 ekipet në kampionatet europiane pa pësuar humbje, mes tyre edhe Interi që përbën një surprizë. Zikaltrit kanë arritur të marrin 12 fitore dhe 3 barazime. Në Angli, ekipi që nuk njeh humbje është Mançester Siti. Skuadra e Guardiolës ka 14 fitore dhe 1 barazim.
Në Spanjë, Barcelona dhe Atletiko e Madridit vazhdojnë të mos kenë provuar shijen e disfatës. Në Portugali, Porto dhe Sportingu i Lisbonës nuk kanë humbur asnjëherë në kampionatin e tyre, por ecuri pozitive ka pasur edhe skuadra e Skënderbeut në Superiore. Interesant është fakti që duke përfshirë të gjitha kompeticionet, vetëm City dhe Interi nuk njohin humbje (por zikaltrit luajnë vetëm në kampionatin italian). /Panorama
Vuçiqi mohon përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Ib...
Muja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve: Furnizimi i plotë me ...
Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist ndaj inf...
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...