Google ADS

Hasani kërkon raport nga bordet e Agjencive të Pavarura për anëtarët e tyre

12:29 | 4 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media sot ka diskutuar për projektligjin për kryeqytetin e Kosovës.

Kryetari i Komisionit Nait Hasani propozoi që në  javën e ardhshme të ftohet një dëgjim publik për projektligjin për Prishtinën, në mënyrë që të ketë afat të mjaftueshëm për brenda këtij viti të procedohet.

Ai përmendi se brenda këtij muaj të organizohen edhe dy vizita, në Tiranë dhe Shkup, meqë sipas tij këto kryeqytete janë të konsoliduar ligjërisht.

Anëtarët kanë caktuar ditën e hënë të javës së ardhshme dëgjimin publik në orën 13:00.

Përveç kësaj kryetari i Komisionit Nait Hasani kërkoi që të gjitha bordet e Agjencive të Pavarura dhe të ndërmarrjeve publike të raportojnë në Komision për të gjithë anëtarët e bordeve se a janë në konflikt interesi dhe shkelës të ligjit.

Hasani ka thënë se ka anëtarë që marrin nga tri paga në mënyrë jo të ligjshme. Kjo sipas tij, duhet parandaluar.

Edhe Shqipe Pantina është pajtuar me këtë kërkesë dhe ka thënë që mos të lejohet në asnjë mënyrë që të keqpërdoret paraja publike nga zyrtarë të angazhuar me nga dy -tre pozita.

Deputetja e PDK-së  Xhevahire  Izmaku ka thënë se të gjithë janë të thirrur si deputet që ta ruajnë buxhetin e Kosovës, dhe ka dilema që ka anëtarë të bordeve që shkelin pozitën e tyre zyrtare.

Milaim Zeka nga Nisma tha se janë edhe dy anëtarë të bordit që po shkelin ligjin dhe kanë konflikt interesi.

Ndryshe, në seancën e kaluar të Kuvendit deputetët kanë shkarkuar  Mimoza Pllana-Hasanin nga Bordi i RTK-së për shkak të konfliktit  të interesit.

Në këtë mbledhje Komisioni ka proceduar projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme