Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e pati quajtur “peder” kryetarin e Komisionit që negocioi kufirin me Malin e Zi, Murat Meha, në njërën nga mbledhjet e Komisionit Parlamentar për Punë të jashtme, në kohën kur ishte deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Për më tepër dy vjet më parë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur “rrenc” dhe “tradhtar”, Murat Mehën, kryetarin e Komisionit për përcaktimin e pikës kufitare me Malin e Zi.
Përcaktimi i pikës kufitare sipas Haradinjat dhe opozitës së atëhershme i ka shkaktuar Kosovës humbjen e 8000 hektarëve.
Sot, në mbledhjen e Qeverisë, kabineti i kryesuar nga Haradinaj procedoi Marrëveshjen e negociuar nga Murat Meha dhe të nënshkruar nga presidenti, Hashim Thaçi, asokohe në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme.
Mënjëherë pas procedimit, presidenti Thaçi ka kërkuar ratifikimin e Marrëveshjes nga ana e Kuvendit të Kosovës./arbresh.info/
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...