Presidenti amerikan, Donald Trump, ende nuk ka vendosur nëse do ta pranojë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit apo nëse ai do të urdhërojë lëvizjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara nga Tel Avivi në Jerusalem, ka thënë këshilltari i tij, Jared Kushner.
Zoti Kushner, që është edhe dhëndër i presidentit Trump, tha mbrëmë se Trump po vazhdon t’i shqyrtojë opsionet e tij para shpalljes, e cila pritet këtë javë, shkruan REL.
“Presidenti do ta marrë vendimin e vet”, tha Kushner në një ngjarje të organizuar nga Instituti Brookings në Uashington, dhe ka shtuar se “ai ende po i shikon shumë fakte të ndryshme”.
Këto komente u bënë pas raporteve në mediat amerikane, në ditën e parë të këtij muaji, se presidenti Trump është afër për ta shpallur njohjen e Jerusalemit si kryeqytet, megjithqë konsiderohet se ai do ta shtyjë vendimin eventual për lëvizjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jerusalem.
Statusi i Jerusalemit është njëra prej çështjeve më kontestuese në konfliktin izraelito – palestinez./REL/
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prek...
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë