Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovës Qemajl Minxhozi, rreth përmbytjeve, shkruan arbresh.info.
“Kryeministri i Kosovës, @haradinajramush, sapo priti ambasadorin Minxhozi, për të biseduar në lidhje ndihmën që mund të japë #Kosova në lidhje me situatën në #Shqipëri pas përmbytjeve të fundit,” ka bërë të ditur ambasada e Shqipërisë, në Twitter.
Si pasojë e vërshimeve atje, shumë banorë janë evakuuar, një numër i madh i vendbanimeve kanë mbetur pa energji elektrike dhe shumë shkolla edhe këtë javë do të jenë të mbyllura.
I gjithë rajoni i ka orfruar mbështetje Shqipërisë për të tejkaluar këtë fatkeqësi natyrore, shkaku i reshjeve të shumta, të cilat bënë që lumi Vjosa të dalë nga shtrati i saj./arbresh.info/
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri