Drejtori sportiv i skuadrës së Skënderbeut, Haris Fakiç, në një prononcim për RTSH përpara ndeshjes së djeshme, ka lënë gjithçka të hapur për afrime dhe largime të mundshme gjatë janarit, por pa dhënë emra konkretë, shkruan Panorama.
“Do të shohim, ka ende kohë për të menduar për merkaton e janarit. Mund të ketë edhe largime gjatë merkatos së janarit, por do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Ne i marrim gjërat hap pas hapi, pasi ka ende shumë punë. Jemi në fillim të punës. Fitorja e kampionatit është i vetmi objektiv i Skënderbeut. Mund të kemi afrime të disa futbollistëve me nivel edhe më të lartë, duke marrë parasysh afrimet e deritanishme. Por gjithmonë do të ketë afrime nga jashtë”, tha Fakiç. /Panorama
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...