Google ADS

Komisioni Shtetëror i Demarkacionit jep konstatim unanim për kufirin Kosovë-Mali i Zi

09:25 | 4 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin, Shpejtim Bulliqi ka thënë se vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi e përcaktuar me marrëveshjen për demarkacionin nuk është në përputhje me vijën administrative kufitare të ish-krahinës së Republikës Socialiste.

Sipas Bulliqit, gjatë bisedimeve me palën serbe nuk i është kushtuar rëndësi hartave zyrtare dhe kredibile, shkruan arbresh.info.

“Gjatë bisedimeve nuk i është kushtuar rëndësi hartave zyrtare dhe kredibile. Si rezultat i të gjitha këtyre të gjeturave Komisioni ynë ka konstatuar në mënyrë unanime se linja kufitare mes Kosovës e Malit të Zi nuk është në përputhje me vijën administrative kufitare të ish krahinës së Republikës Socialiste”, ka thënë Bulliqi në fjalën e tij para kabinetit qeveritar./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1617066605025092/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme