Google ADS

Fier: Shpëtohen tre persona që u bllokuan nga vërshimi i Vjosës

09:13 | 4 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Pas daljes së lumit Vjosa nga shtrati, situata në zonat e prekura nga përmbytjet paraqitet problematike.

Për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Vjosa, aksi rrugor Levan-Tepelenë është përmbytur nga uji.

Niveli i ujërave në rrugë mësohet se ka arritur deri në 20 centimetra.

Problematike situata paraqitet edhe në gjithë rrethin e Fierit, shkruan Lapsi.al.

Tre persona kanë bërë apel për ndihmë, pasi ndodhen të bllokuar në fshatin Ferras të Fierit.

Shërbimet e Policisë në Fier në bashkëpunim me repartin special “Delta” bënë të mundur evakuimin dhe shpëtimin e familjes me tre persona në fshatin Ferras të cilët ishin në rrezik për jetën si pasojë e prujeve të mëdha të lumit Vjosë ku uji kishte hyrë në banesën e tyre./Lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme