Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) organizojnë tryezën e rrumbullakët ku do të diskutohet lidhur me monopolin në homologimin e veturave dhe faljen e borxheve publike.
Në fund të vitit 2008, Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit ka nënshkruar një kontratë ekskluzive me kompaninë “Eurolab” për homologimin e veturave që regjistrohen për herë të parë në Kosovë, duke i dhënë një autorizim për veprimtari ekskluzive dhjetëvjeçare për periudhën 2009-2019.
Për dhënien e kësaj kontrate, Ministria nuk ka shpallur procedura të tenderimit duke i dhënë qasje ekskluzive vetëm një kompanie.
Në këtë tryezë gjithashtu do të diskutohet për efektet e vendimit të Qeverisë së Kosovës për faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit.
I kërkuari nga Saranda kapet në Tiranë
8 vjet pa Astrit Deharin, Kurti: Jemi të gatshëm si lëvizje ...
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...