Në Kuran, nuk përmendet bora, por përmenden terma të tjerë që tregojnë të ftohtët dhe acarin. Kurani nuk e përmend dëborën, pasi ai u drejtohet arabëve të cilët nuk e njihnin borën.
Vetëm ata që merreshin me tregti dhe udhëtonin drejt vendeve ku binte borë, e dinin si është bora. Vendet me të cilat arabët bënin tregti, ishin kryesisht ato të Shamit (Lantonit), ku hyn dhe Libani. Kishte arabë si
Gasasinët, të cilët e njihnin borën, por shumica e arabëve të tjerë nuk ia kishin idenë. Në jetëshkrimin e Profetit Muhamed përmendet një histori e cila ka të bëjë me borën. Kur ishte i vogël dhe jetonte në fisin Benu Sad, një ditë ndodhej në shkretëtirë duke luajtur me fëmijët e tjerë.
Vijnë dy burra me rroba të bardha, të cilët mbanin në dorë një tas. Ata e morën Profetin a.Muhamed s dhe ia lanë zemrën. Vetë Profeti tregon:”Ata ma lanë zemrën me borë.”
”Kur ma nxorrën zemrën, hoqën prej saj diçka të zezë.”, thoshte Muhamedi në rrëfimin e tij.
Rreth faktit që ëngjëjt ia lanë zemrën me borë, unë bisedova me një doktor, i cili më tha:”Dihet që vendosja e zemrës në dëborë, e mbron atë dhe nuk lejon vdekjen e qelizave. Duke e ulur temperaturën e zemrës në 18 gradë, ne reduktojmë harxhimin e oksigjenit nga qelizat e zemrës. Më parë, kur kryenin ndërhyrje kirurgjikale në zemër, e ulnin temperaturën e trupit të pacientit në 20 gradë. Këtë e bënin për të mbrojtur trupin nga problemet që mund të lindnin si pasojë e mungesës së oksigjenit. Kështu mbrohet jo vetëm zemra, por edhe truri, veshkat dhe shumë organe të tjera. Më parë, operacionet e zemrës zgjasnin më shumë se dymbëdhjetë orë.
Kur një pacienti i kryejmë transplant zemre, zemrën që do i vendosim, e fusim në një enë e cila përmban lëndë ushqyese për zemrën dhe në një temperaturë konstante 18 gradë. Kjo bëhet për të ulur konsumin e oksigjenit nga qelizat e zemrës. Dëbora e ruan trupin e njeriut, pasi redukton aktivitetin e qelizave./syri/
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...