Xhensila Myrtezaj zbulon se kush paguan për veshjet e saj luksoze

01:52 | 4 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Ata janë të dy artistë të angazhuar në koncerte, megjithatë sipas Roza Latit, drejtueses së “Why not”, ku ishte e ftuar Xhensila, shumë njerëz mendojnë që ajo e ka të lehtë sepse është Besi që paguan kompozitorët dhe e mbështet në çdo hap.

Këngëtarja nuk e mori aspak keq këtë hamendësim madje shumë qetë u përgjigj që fillimisht Besi i ka dhënë një dorë.

“Do isha mosmirënjohëse po ta mohoja që në fillim Besi më ka mbështetur si shok, si partner. Ai më ka thënë që do të mbështes tani që të mos kesh nevojë më vonë t’i shtrish dorën askujt”, tha Xhensila gati e prekur nga zemërgjerësia e partnerit të saj, tipar që edhe ne ia njohim aktorit të humorit dhe që ajo e theksoi.

Megjithatë më pas këngëtarja ia ka dalë që të sigurojë vetë të ardhurat dhe të mbulojë me to kërkesat e saj-shkruan Class.

“Unë kam punuar fort dhe, sigurisht pa mohuar dhuratat e partnerit, të gjitha veshjet që shihni dhe çdo shpenzim timin e ble vetë”, ka thënë Xhensila.

Dhe pse në gjendje të mirë financiare, Besi më të pasur ka zemrën. Ata të dy dhurojnë shpesh për bamirësi dhe këngëtarja u bëri të gjithëve thirrje të bëjnë bamirësi sepse në radhë të parë ndihmojnë veten./ora news/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme