Vaji i peshkut përmison shikimin te personat e vjetër

01:07 | 4 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Konsumimi i salmonit, sardinave dhe peshkut në përgjithësi  ju ndihmon personave të vjetër që të kenë shikim më të mirë.

Një kemikate e gjetur në vajin e peshkut nxit mbijetesën e përditshme të qelizave kritike për mbrojtjen e shikimit, sidomos te moshat më të vjetra, shkruan express.co.uk, transmeton portali arbresh.info

Zbulimi mund të dërgojë në trajtime të reja për një sërë sëmundjesh degjenereuese të retinës.

Tradicionalisht karrota njihet si ushqim që mbron sytë, për shkak se përmban sasi të kondiserueshme të vitaminës A.  Megjithatë, disa shkencëtarë mendojnë se kjo është një mit.

Një ekip studiuesisht nga Shtetet e Bashkuara kanë gjetur se vaji i peshkut parandalon vdekjen e qelizave të retinës.

Profesori Nicloas Bazan nga Universiteti Shtetëror i Luzianës, tha se studimi mbështet konceptin e propozuar që DHA dhe docosanoidet, molekulat e bëra në tru në fillimin e lëndimeve ose sëmundjeve, janë përgjegjës për aktivizimin e mekanizmave të qëndrueshëm qelizor që krijojnë mbrojtje afatgjate./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme