Zjarr në një ndërtesë në Gjermani, 4 të vdekur, 23 të plagosur

23:51 | 3 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Një zjarr që ka shpërthyer gjatë ditës së sotme në një ndërtesë në Saarbruecken, ka lënë të vdekur katër persona, ndërsa janë plagosur 23 të tjerë.

Mediat gjermane kanë njoftuar se një person ka pësuar lëndime serioze, pasi ka kaluar përtej flakëve në mënyrë që të shpëtojë jetën, transmeton portali http://arbresh.info

Mediat lokale kanë raportuar se më shumë se njëqind zjarrëfikës janë marrë me rastin.

Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer në katin e parë ose të dytë dhe më pas është përhapur në të gjithë ndërtesën.

Deri me tani shkaqet e incidentit janë të panjohura.

Ndërtesa që u kaplua nga zjarri është e banuar kryesisht nga njerëz dhe familje që jetojnë me ndihma sociale./arbresh.info/

https://twitter.com/berlinerzeitung/status/937343158186315779?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.ilmattino.it%2Fprimopiano%2Festeri%2Fpalazzo_a_fuoco_incendio_4_morti_23_feriti_un_uomo_si_lanciato_avvolto_dalle_fiamme_3_dicembre_2017-3406116.html

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme