Google ADS

Ish kryeministri egjiptian mohon të jetë kidnapuar

22:46 | 3 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Ish-kryeministri egjiptian, Ahmed Shafiq, ka dhënë një intervistë telefonike për një televiozin, ku ka mohuar raportet se ai është kidnapuar.

Familja e Shafiq kishte shprehur shqetësimin, duke thënë se ata nuk ishin në gjendje të kontaktonin me të pasi ai ateroi në Egjipt, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Ai u dëbua nga Emiratet e Bashkuara Arabe të shtunën pas pesë vitesh në mërgim.

Dëbimi erdhi pasi Shafiq deklaroi synimin e tij për të kandiduar për presidencën e Egjiptit në vitin 2018. Përmes intervistët në TV ai ka theksuar se është duke e rishqyrtuar planin.

Shafiq iku në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 ndaj Mohammed Morsi, i cili lëshoi një urdhër arresti për të mbi akuzat për korrupsion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme