Hueyda El Saied largohet nga Tirana pas divorcit, mesazhi që ka për shqiptarët

22:36 | 3 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Pas divorcit nga partneri i saj francez, si dhe rigjetjes së dashurisë me një tjetër shtetas të huaj, showgirl-i shqiptar, Hueyda El Saied ka vendosur të largohet nga Shqipëria dhe të jetojë në Luksemburg.

Ajo u rikthye në Shqipëri para një muaji për disa aktivitete profesionale, ndërsa gjatë kësaj kohe zbuloi shumë nga jeta e saj personale.

Gjatë intervistave Hueyda El Saied u shpreh se prej 6 muajsh ishte ndarë, pasi zbuloi se babai i djalit të saj e kishte tradhtuar. Showgirl-i shqiptar falënderon shqiptarët për mbështetjen dhe tregon se pse vendoi të ndajë gjithçka me ta.

Statusi i plotë i Hueyda El Saied në Instagram:

Miqte e mi Gabrieli dhe une po kthehemi ne Luksemburg aty ku jetojme prej 5 vitesh dhe nuk e dime kur do te vijme perseri ne Shqiperi. Nderkohe doja t’ju falenderoj s’te gjitheve per mbeshtetjen, inkurajimet, fjalet e ngohta dhe respektin qe na keni deshmuar pergjate ketij muaji qe kaluam ne Shqiperi. Nje mikesha ime para disa ditesh me tha : “Po mos i trego te gjitha sekretet e tua…” E di qe ka te drejte, ndonjehere duhet dhe t’ju a kursej ndonje “çmenduri”, por une nuk harroj kurre qe si artiste ekzistoj fale jush, fale duartrokitjeve, inkurajimit dhe kritikave tuaja.

Per me teper kam lindur dhe jam rritur ne Tirane, ku ne cdo hap qe hedh ndesh nje pediatre qe me ka vizituar kur isha femije, nje shitese qe me ka shitur akulloren e pare, nje mesuese qe me ka mesuar alfabetin, nje mikeshe me te cilen kemi luajtur syllambyllasi, e plot njerez te tjere te cilet me kane mesuar dhe dhuruar aq shume sa qe nese do te filloja te shisja mend e te fluturoja do te me tregonin diçka qe do te me sillte direkt ne toke….

Me pak fjale, kam vendosur te ndaj me ju jo vetem gezimet apo sukseset e mia, por dhe lendimet dhe dhimbjet e nje njeriu qe nuk harron nga vjen… Ka njerez qe paguajne psikanalistet per te bere nje terapi, une kam fatin ta bej kete terapi me ju Faleminderit per gjithshka !
P.s – Nona, teze Opa dhe mami me morii malli dhe pse vetem 1h30 minuta larg jush./mapo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme