Harrojeni Ozilin, ky super mesfushor është ‘mbreti’ i asistimeve

22:13 | 3 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kevin De Bruyne edhe sonte tregoi klasin botëror që posedon, duke ndihmuar Manchester Cityn të fitojë ndaj West Ham me rezultat 2 me 1.

Ishte rezultat 1 me 1, kur reprezentuesi belg gjeti për mrekulli në zonën e West Hahmit, bashkëlojtarin e tij, David Silva, i cili shënoi një gol të bukur për rezultatin 2 me 1.

Ky gol doli të jetë vendimtar për skuadrën vendase dhe që ta mbajë distancën prej tetë pikësh me rivalët e qytetit, Manchester United.

City dhe United do të takohen në javën e ardhshme në Old Trafford, raporton “Metro.co.uk”, transmeton arbresh.info.

Mefushori De Bruyne, me këtë asistim ka vazhduar formën e mirë në këtë sezon.

https://twitter.com/OptaJoe/status/937377697709338624?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fmetro.co.uk%2F2017%2F12%2F03%2Fforget-mesut-ozil-kevin-de-bruyne-proves-hes-the-ultimate-assist-king-v-west-ham-7128892%2F

Që nga ardhja e tij në Eithad Stadium, ai ka dhuruar 35 asistime për bashkëlojarët e tij dhe me së shumti se çdo lojtarë tjetër në evropë.

Përderisa, shumë herë mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, është cilësuar si ‘mbreti’ i asistimeve në Premierligë, por që është e qartë se De Bruyne është i pa kapshëm. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme