Google ADS

Ferrari largohet nga Formula 1?

21:30 | 3 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ka nisur këtë fundjavë kampionati botëror i Formula E, kampionati i makinave elektrike, që pritet të tërheqë vëmendjen e tifozëve të garave të automobilizmit dhe jo vetëm.

Ai që ka folur sot për këtë kampionat është Sergio Marchionne, presidenti i Ferrarit, që ka thënë se skuadra nga Maranello është e interesuar për këtë disiplinë të re.

“Jemi të interesuar dhe po e shohim me vëmendje këtë kampionat të Formula E, një kampionat që mund t’i interesojë edhe Ferrarit në të ardhmen. Nuk e mohoj që mund të ketë një hyrje të “kokëkuqes” në këtë Botëror në rast se dalim nga Formula 1. Gjithsesi, është ende herët për të hipotizuar gjëra të tilla”, u shpreh Marchionne.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme