Emigrantët të cilëve nuk i është dhënë azili në Gjermani, do të marrin ndihma financiare në mënyrë që të kthehen në shtëpitë e tyre.
Mediat gjermane raportojnë se qeveria do t’ofrojë 1000 deri në 3000 euro për të gjithë ata që do të kthehen në atdhe.
Individët do të marrin 1 mijë, ndërsa ata që janë me familje do të marrin nga 3 mijë euro, transmeton portali arbresh.info
Fondi është pjesë e programit “Vendi yt, e ardhmja e jote”, e inciuar nga Ministria e Brendshme në Gjermani.
Të gjithë ata që do duan të përfitojnë nga kjo mundësi kanë kohë deri me 28 shkurt 2018.
Ministri gjerman, Thomas De Maiziere u ka bërë thirrje emigrantëve që të shfrytëzojnë këtë shans, në mënyrë që të fillojnë një jetë të re në vendine tyre.
Mediat gjermane shkruajnë se Gjermania ka refuzuar rreth 115 mijë kërkesa për azil./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend