Mesfushori turk, Arda Turan, gjendet në Londër, së bashku me agjentin e tij, Ahmet Bulut.
Ylli i Barcelonës, në këtë sezon ka humbur vendin në formacionin e Valverdes dhe tashmë e ka vendosur të largohet nga Nou Camp.
Reprezentuesi turk është i vetemi lojtar i ekipit të parë që nuk zhvilluar asnjë minutë në La Liga në këtë sezon për Barcelonën.
Turan dhe agjentin i tij, Ahmet Bulut, janë në vizitë në kryeqytetin e Anglisë, Londër.
Bulut ka postuar foton në rrjetin e tij social, Instagram dhe me këtë foto ai ka ngritur shumë spekulime rreth të ardhmes së klientit të tij.
Arda është në radarin e Arsenalit dhe besohet se ai ka udhëtuar për në Londër, për të arritur marrëveshje me gjigantin anglez.
Bulut e ka konfirmuar se Turan do të largohet nga Barcelona por po ashtu edhe se klienti i tij është i kërkuar nga gjitha Evropa.
“Ende nuk është e qartë se ku do të transferohet por ai do të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit”, tha Bulut.
“Ne jemi në bisedime me katër ekipe nga Spanja, Italia dhe Anglia. Nuk kemi kontaktuar me Galatasaray, pas 15 ditësh ne do të vendosim”, shtoi agjenti turk.
“Janë vetëm dy opsione, ose do të shitet ose do të huazohet”, përfundoi Bulut.
Turan ishte transferuar në Barcelona në vitin 2015 nga Atletico Madrid dhe është paraqitur në 55 ndeshje duke shënuar 15 gola. /arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë