Gjilani dhe Drita barazuan 0:0 në derbin e madh lokal të futbollist kosovar, transmeton arbresh.info.
Derbi kosovar u përcollë nga një numër i madh i shikuesve derisa nuk mungoi as një i moshuar (80-vjeçar) në stadium.
Krytari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka shkruar për derbin në fjalë në rrjetin social Facebook.
Postimi i Lutfi Hazirit në Facebook
Nuk ka rast tjeter në Republikë me i pa tifozët prej moshës pesë e deri në 80 vjeç n’stadion, pos n’Gjilan.
Se Gjilani asht kryeqytet i sportit e arsyetoi sot derbi ma i madh lokal në futboll, Gjilani-Drita, i cili përfundoi me rezultat të bardhë dhe u karakterizue me fair-play në fushë e me atmosferë të jashtëzakonshme nga dy tifozeritë.
Urime për lojën futbollistëve, kryesisë së dy klubeve dhe Skifterave e Intelektualëve për afmosferën impozante.
Tashmë po e ndërtojmë stadiumin ma t’mirë në Republikë dhe jam shumë krenar që po iu krijojmë mundësi e kushte ma t’mira futbollistëve të tana moshave dhe tifozëve!
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...