I jashtëzakonshëm portieri i Beneventos, ia mohon fitoren Gattusos në sekondat e fundit

17:01 | 3 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Benevento ka shokuar Milanin e udhëhequr nga Genaro Gattuso.

Skuadra  e Beneventos nuk ka fituar asnjë ndeshje në këtë sezon, por sot kanë barazuar me Milanin 2 me 2.

Heroi i skuadras mysafire, ishte portieri 26 vjeçari i cili shënoi gol në  sekondat e fundit të takimit, duke bërë të elektrizohet i tërë publiku në Stadio Ciro Vigorito.

Vendasit deri më tani ka grumbulluar vetëm gjashtë pikë por portieri italian, Brignoli, ia  fitoi edhe një pikë tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

https://twitter.com/btsportfootball/status/937314274887614465?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fmetro.co.uk%2F2017%2F12%2F03%2Fgoalkeeper-wins-beneventos-first-point-of-the-season-with-last-minute-goal-against-ac-milan-7128308%2F

Ishte duke u zhvilluar minuta e 95 e takimit kur Brignoli, u gjind më së miri në zonën e Milanit dhe lansoi një goditje të fuqishme me kokë që përfundoi në portën e Donnarummas.

https://twitter.com/btsportfootball/status/937317468904873985?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fmetro.co.uk%2F2017%2F12%2F03%2Fgoalkeeper-wins-beneventos-first-point-of-the-season-with-last-minute-goal-against-ac-milan-7128308%2F

Këtë nuk e pëlqeu trajneri i Milanit, Genaro Gatusso dhe reagimi i tij tregon se sa ëshë ndarë  i kënaqur me futbollistët e tij. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme