Është argumentuar shkencërisht që koha ndikon në veshjen tonë, mirëpo ajo megjithatë mund të ndikojë edhe në gjendjen tonë shpirtërore.
Ditëve të ftohta shpesh jemi të pavullnetshëm, pa energji, të zymtë posikur palltoja jonë e zezë. Për të eliminuar ‘depresionin dimëror’, në vend se të vishni pallton klasike ngjyrë të zezë, krenohuni paksa me ngjyrat!
Rekomandimi ynë, por edhe ai i psikologëve, është ngjyra e verdhë, transmeton Telegrafi.
Sipas platformës së njohur online, Pantone, e cila dikton ngjyrat e popullarizuara të sezonit, ngjyra e verdhë paraqet fat, shpresë, ngrohtësi, dashuri dhe përgjithësisht ndjenjë të mirë.
Mirëpo, në atë grup bëjnë pjesë edhe ngjyrat e zjarrta – e portokallta dhe ajo e kuqja.
Spektri i ngjyrave të ftohta edhe e gjelbra mund të na ndihmojë të luftojmë kundër depresionit ditëve të ftohta.
Imagjinoni se si do të dukej bukur e palltoja e gjatë deri tek gjunjët të modeleve me shumësinë e ngjyrave: zezë, të hirtë dhe të kaltër të errët!
Gjithashtu, nëse mendoni që palltoja apo xhaketa kanë ngjyrë tepër intensive, imagjinoni që mbase nën xhemperin e hirtë me pulla të vishni ndonjë fanellë apo kanotiere me ngjyrë ose me print.
Edhe pse askush, pos jush, këtë gjë nuk e sheh, rrobat e poshtme të larme janë diçka që vetëm juve mund t’ju kënaqin, vetëm e vetëm që e dini se e i keni veshur.
Njësoj është edhe me çorapet me lara. /Telegrafi/
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij