Tërmet në afërsi të bazës nukleare të Koresë së Veriut

11:56 | 3 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Tërmet në afërsi të bazës nukleare të Koresë së Veriut

Është detektuar një tërmet në afërsi të bazës nukleare të Koresë së Veriut, shkruan independent, transmeton arbresh,info.

Tërmeti ka pasur shkallën prej 2.5 dhe mendohet që ka qenë si shkak i eksperimenteve nukleare që po vazhdojnë të bëhen në Korenë e Veriut.

Tërmeti ka ndodhur në orën shtarë të mëngjesit dhe është dëgjuar në të gjithë regjionin.

Rreth testeve nukleare lideri suprem Kim Jong-Un ka thënë se e kanë një ndër sistemet më të fuqishme nukleare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme