Google ADS

Peci: 260 lëndë në Supreme, të përfshirë edhe zyrtarë të lartë

11:33 | 3 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci ka thënë në një intervistë për “arbresh.info” se aktualisht në këtë gjykatë, janë gjithsej 260 lëndë të lëmive të ndryshme, e në mesin e tyre edhe lëndë ku përfshihen zyrtarë të lartë.

Sipas tij, në Gjykatën Supreme janë 12 gjyqtarë, mirëpo sipas Pecit kjo gjykatë ka nevojë për 17 gjyqtarë.

Peci ka folur edhe për reformën zgjedhore, e cila pritet të bëhet.  Ai tregon se çka konkretisht duhet të ndryshohet me këtë reformë.

“Vendimet në Gjykatën Supreme i merr kolegji përkatës i kësaj gjykate, gjyqtarët në punën e tyre janë të pavarur në vendimmarrje. Obligimi im si kryetar i kësaj gjykate është t’i caktuar rastet te gjykatësit. Unë konsideroj se kanë qenë dy kolegje të ndryshme  për dy komuna të ndryshme, atë të Prishtinës dhe Prizrenit, dhe kanë punuar në mënyrë profesionale në bazë të provave dhe fakteve që kanë pasur në shkresat e lëndëve”, është shprehur Peci.

Ai ka shtuar se në gjyqësor në përgjithësi dikush duhet të ndahet i pakënaqur, mirëpo  ai është i bindur se vendimi ka qenë i drejtë, pikërisht nga fakti se kolegji është bazuar në ankesat e subjekteve të caktuara politike për komunën e Prishtinës dhe Prizrenit.

“Një kohë ka pasur zëra nga Lëvizja Vetëvendosje se jemi të kapur nga politika, ndërsa në momentin kur po përfundojnë vendimet gjyqësore, po del dikush tjetër që thotë gjykataT janë të kapura” me mburrje mund të themi se nuk jemi të kapur nga askush”, shprehet Peci .

Peci ka folur edhe për raportin e tij më kundër kandidaten kryesore për këtë post, Valdete Daka.

Kreu i Supremes tha se raportet me Daken janë kolegiale, si me shumicën e gjyqtarëve të tjerë,  duke shtuar se  nuk  kanë diçka të veçantë.

Peci, duke zgjedhur  mes pozitës së kreut të Këshillit Gjyqësor dhe kreut të Gjykatës Supreme, tha se pozita e tij në krye të Supremes ka peshë dhe rëndësi më të madhe të vendimeve , pasi është autoriteti i fundit gjyqësor, në të cilën përfundojnë të gjitha çështjet./Gita Lushi/Arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme