Në Serbi vazhdon reagimet pas heqjes së fletarrestit nga Interpoli për kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj.
Edhe pse tashmë është konfirmuar edhe nga Interpoli për heqjen e fletarrestit, në Serbi e thonë të kundërtën dhe sikur nuk duan të besojnë një gjë të tillë.
Kryetari i Komitetit parlamentar serb për Kosovë, Milovan Drecun ka deklaruar sonte se Interpoli nuk e ka heqë fletarrestin për Haradinajn.
Sipas tij, Interpoli fletarrestin për Haradinajn “e ka bërë të padukshme për vendet tjera, përveç Serbisë”, transmeton lajmi.net.
“Fletarresti është bërë i padukshëm, që do të thotë se Haradinaj mund të shkojë në Francë apo në ndonjë vend tjetër dhe askush nuk e ndalin, por nëse vije në territorin e Serbisë, sigurisht se nuk do të jetë ashtu”, ka thënë Drecun për Prva-n dhe ka shtuar se nuk mund t’i ik përfundimit se vendimi i Interpolit është politik.
Sipas tij, vendimi “frikshëm kthen mbrapa” dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës që po zhvillohet në Bruksel, pasi që pas këtij vendimi nuk mund të flitet për pajtim.
“Ky vendim është i dëmshëm dhe tregon që nuk mund të arrihet drejtësia, me këtë vendim diskriminohen viktimat, por edhe shteti i Serbisë të cilit nuk i është mundësuar implementimi i drejtësisë”, ka thënë Drecun.
Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar ankesë në vendimin e Interpolit që fletarresti i lëshuar nga Serbia për Ramush Haradinajn dhe 17 persona tjera të shfuqizohet.
Lajmin për heqjen e fletarrestimeve për Haradinajn dhe për 17 persona tjerë nga Kosova e ka konfirmuar edhe ministri kosovar i Drejtësisë, Abelard Tahiri./lajmi.net/
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...