Hondurasi u ka dhënë kompetenca emergjente ushtrisë dhe policisë për të shuar trazirat dhe protetstat që kanë shpërthyer në vend, pasi vendi është duke numëruar votat pas zgjedhjeve të diskutueshme.
Që nga premtja, qeveria ka pezulluar garancitë kushtetuese dhe ka vendosur mbikqyrje për dhjetë ditët e ardhshme, shkruan rt, transmeton portali arbresh.info
Të paktën një person ka humbur jetën, 20 janë plagosur, si dhe kanë ndodhur grabitje të mëdha që nga dita e zgjedhjeve.
Protestat kanë vazhduar, pasi opozita është duke dyshuar për mashtrim elektoral dhe ka kërkuar rinumërim të votave.
Presidenti në ikje, Juan Orlando Hernandez, ka miratuar një ligj që“kufizon për një periudhë prej 10 ditësh qarkullimin e lirë të personave nga ora 18:00 dhe 6:00”, theksoi zëdhënësi i qeverisë, Jorge Ramon Hernandez Alcerro.
Honduras vuan nga varfëria e skajshme, nga niveli ekstrem i dhunës dhe nga bandat e drogës./arbresh.info/
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel