Gjashtë shqiptarë, janë vënë nën pranga nga policia italiane pas një hetimi që zgjati më shumë se gjashtë muaj dhe u finalizua me operacionin e koduar “Night terror”.
Banda e drejtuar nga një 43-vjeçar shqiptar akuzohet për kryerjen e 53 vjedhjeve dhe grabitjeve të kryera në katër rajone të Italisë veriore.
Drejtuesi i bandës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ishte rezident në zonën e Bergamos, ndërkohë që 5 anëtarët e tjerë të grupit në moshat 27 – 43 vjeç janë shqiptarë, banorë të zonës jugore të Milanos. Gjatë aktivitetit të tyre kishin vjedhur e grabitur në dhjetë provinca: Milano, Bergamo, Brescia, Cremona, Verona, Mantova, Parma, Modena, Bologna e Forlì.
Secili kishte rolin e tij brenda grupit dhe mënyra e veprimit ishte thuajse gjithmonë e njëjta. Harta që shihni është ndërtuar nga policia italiane dhe tregon të gjitha vjedhjet dhe zonat e veprimit të bandës shqiptare. Gjatë natës vidhnin disa vendbanime të ndryshme, duke përshkuar deri në 400 kilometra. Karabinierët arritën t’u sekuestronin edhe sende të vjedhura, me vlerë 500 mijë euro, kthyer më pas pronarëve të ligjshëm./opinion.al/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...